Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpall “Laureatët e Vitit 2025”
Më datë 03.02.2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Hotelit "Sirius", Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) organizoi ceremoninë e shpalljes së “Laureatëve të Vitit 2025”.
Në këtë ceremoni, FGJK-ja vlerësoi sportistet, trajnerët, klubet dhe bashkëpunëtorët të cilët, me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kanë kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e gjimnastikës në Kosovë.
Lisa zyrtare me emra dhe cmime mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
Laureatët e Vitit 2025 – Rezultatet dhe Shpërblimet
Çmimet kryesore:
- Sportistja e Vitit 2025: Sara Pllana
- Top Sportistet: Bora Hoti, Fernaze Cakaj, Kaltrina Thaqi
- Trajnere e Vitit (për grupmoshat e reja): Doruntinë Ibrahimi
- Trajnere e Vitit (për grupmoshat e rritura): Abeliana Bregu
- Klubi i Vitit 2025: Klubi i Gjimnastikës “Vushtrria”
- Çmimi Special (për kontributin e veçantë në themelimin dhe avancimin e gjimnastikës në Kosovë): Besim Halilaj.
Mirënjohje dhe Falënderime:
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ndau mirënjohje për kontribut dhe bashkëpunim për institucionet, organizatat dhe individët që kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme këtë sport, duke përfshirë:
- Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK)
- Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Departamentin e Sportit)
- Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit
- Komunën e Fushë Kosovës
- Kryqin e Kuq të Kosovës
- Përfaqësues të mediave dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Gjatë mbrëmjes u ndanë çmime edhe për “Shpresat e Vitit” dhe për sportistet e dalluara. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, personaliteteve të sportit dhe miqve të gjimnastikës.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës uron të gjithë laureatët dhe falënderon çdo kontribues për përkushtimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë vitit 2025.







