Kosova përfaqësohet në Kampionatin e 36-të Europian të Gjimnastikës Artistike për Femra
Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) mori pjesë me tri gjimnaste juniore në Kampionatin e 36-të Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, i cili u zhvillua nga data 9 deri më 15 gusht 2026 në "Arena Zagreb" të Kroacisë.
Ky aktivitet madhështor mblodhi 39 federata kombëtare dhe 130 gjimnaste juniore nga e gjithë Europa.
Ekipi përfaqësues i Kosovës u përbë nga tri gjimnaste juniore:
- Sara Pllana – garoi në veglat: parter dhe tra
- Rea Berisha – garoi në veglat: parter dhe tra
- Jora Gërvalla – garoi në veglat: parter dhe kapërcime
Së bashku me gjimnastet, delegacioni udhëhiqej nga Abeliana Bregu dhe Arlind Shaqiri, si dhe fizioterapeutja Beriana Makolli, të cilët u kujdesën për përgatitjen teknike, taktike dhe gjendjen fizike të sportisteve gjatë gjithë ditëve të stërvitjeve dhe garës. Gjithashtu, gjatë ditëve të kampionatit, ekipit i u bashkuan kryetari i FGJK-së, Shkumbin Maqastena, si dhe nënkryetarja Sherife Qerimi.
Gara kualifikuese për kategorinë e junioreve u zhvillua më 14 gusht. Kosova u rendit në nënndarjen e katërt, së bashku me përfaqësueset e Belgjikës dhe Greqisë.Rezultatet e arritura nga gjimnastet tona në secilën vegël ishin si më poshtë:
- Tra: Sara Pllana arriti pikët totale 10.633. Në këtë vegël garoi edhe Rea Berisha me rezultat 8.500.
- Parter: Rea Berisha arriti 10.333pikë, Sara Pllana 10.200, ndërsa Jora Gërvalla 8.666 pikë.
- Kapërcime: Jora Gërvalla grumbulloi 10.733 pikë.
I gjithë procesi i përgatitjeve dhe garës i shërbeu ekipit për të fituar përvojë të çmuar përballë konkurrencës më të fortë europiane. Ndonëse gabimet teknike gjatë ushtrimeve ndikuan në renditjen përfundimtare, ngritja e nivelit të vështirësisë në ushtrimet e gjimnasteve tona tregon për një progres të dukshëm në përgatitje.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpreh falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Sportit dhe Rinisëpër mbështetjen e vazhdueshme të sportit të gjimnastikës.








