Akativitete

FGJK merr pjesë në Kampin Europian të Gjimnastikës Ritmike në Budva

Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Kampin Europian të Gjimnastikës Ritmike. Ky aktivitet u zhvillua nga data 17 deri më 22 qershor 2026 në Budva të Malit të Zi.

Përfaqësuesit e Kosovës në këtë kamp profesional ishin:

  • Trajnerja: Fiona Konxheli
  • Gjimnastet: Jumna Reka, Anarita Mihilli, Luna Dullovi dhe Ela Lahaj (të gjitha nga Klubi i Gjimnastikës Ritmike "Ritmiks").

Përveç anës intensive sportive, programi u pasurua edhe me aktivitete të ndryshme kulturore dhe vizita turistike, duke u mundësuar sportisteve të krijojnë miqësi të reja me bashkëmoshatare nga vende të ndryshme të Europës.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e sportistëve dhe trajnerëve tanë përmes pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare, duke investuar vazhdimisht në ngritjen e cilësisë së gjimnastikës në vend.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë