Lajme

FGJK pranon donacion nga European Gymnastics

Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka pranuar zyrtarisht një donacion të rëndësishëm të veglave gjimnastikore nga federata europiane, European Gymnastics. Ky investim vjen me qëllim të ngritjes së cilësisë, modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të performancës në gjimnastikën artistike në Kosovë.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpreh falënderimet më të sinqerta për European Gymnastics për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fortë që po i ofron sportit të gjimnastikës në vendin tonë përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë