Lajme

FGJK Merr Pjesë në Kongresin e 86-të të World Gymnastics në Bangkok

Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) u përfaqësua zyrtarisht në punimet e Kongresit të 86-të të Federatës Botërore të Gjimnastikës (World Gymnastics), i cili u zhvillua më 4 dhe 5 tetor 2026 në Bangkok, Tajlandë.

Delegacioni zyrtar i FGJK-së përbëhej nga:

  • Z. Shkumbin Maqastena – Kryetar
  • Z. Besim Halilaj – Nënkryetar
  • Z. Amir Tahiraga – Sekretar i Përgjithshëm

Pjesëmarrja në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të gjimnastikës rikonfirmon përkushtimin e FGJK-së për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të mbrojtur interesat e gjimnastikës kosovare dhe për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në nivel global.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë