Gara

FGJK mban Kampionatin e Kosovës në Gjimnastikë Artistike 2025

Më 6 dhjetor 2025, Federata e Gjimnastikës së Kosovës (FGJK) organizoi me sukses Kampionatin e Kosovës në Gjimnastikë Artistike për Femra dhe Meshkuj, me pjesëmarrjen e sportistëve nga klube të ndryshme të vendit.

Gjatë gjithë garës u shfaqën performanca të nivelit të lartë, teknikë e mirë dhe përkushtim i jashtëzakonshëm nga të gjithë garuesit, duke reflektuar zhvillimin e vazhdueshëm të gjimnastikës artistike në Kosovë.

FGJK shpreh mirënjohje të veçantë për partnerët dhe mbështetësit e këtij aktiviteti:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Ice Power Kosova, Lulishte say it with flowers, Mar events dhe AliqkajPrint.
Kontributi i tyre ishte thelbësor në realizimin e këtij kampionati dhe në promovimin e gjimnastikës në vend.

Rezultatet e garës

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë