Gara

FGJK në Confsport Italia 2025

Më 31 maj 2025, në garat ndërkombëtare të gjimnastikës artistike të organizuara nga Confsport Italia, vajzat tona u kthyen me fitore! 🥈 Vendi i dytë në kërcime Jora Gervalla – kategoria Elite🥉 Vendi i tretë në 4-garsh Rene Xhambazi – kategoria Seria AEkipi ynë i mrekullueshëm përbëhej edhe nga:Tiara Dragusha, Erlisa Bogaçku, Sumeja Hoxha, Elma Gashi, Troja Haradinaj, Olta Breznica, Vanesa Haziri dhe Flatra Peja, të cilat treguan përkushtim, elegancë dhe shpirt gare në çdo performancë.Rezultatet e arritura ishin shumë të kënaqshme dhe pasqyrim i punës së palodhur të tyre dhe trajnerave.Nën drejtimin e trajnerëve tanë të përkushtuar: Sherife Alickaj Qerimi, Ard Kryeziu dhe Arbenita Oraca, vajzat tona shkëlqyen me profesionalizëm, cilësi dhe elegancë në çdo lëvizje.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë