Gara

FGJK në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Maqedonisë

Në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Maqedonisë, të mbajtur më 31 maj, vajzat e ekipit tonë dhanë paraqitje të shkëlqyera, duke treguar nivel të lartë teknik, përkushtim dhe cilësi.

Nën udhëheqjen e trajnerëve Besnik Latifi, Lisa Zeqiri dhe Qendresa Halili, gjimnastet:

Duana Parduzi, Adea Shala, Lisa Ahmeti, Hana Rapucaj, Fiona Avdiu, Jara Gumnishta dhe Lorena Idrizi u paraqitën me dinjitet dhe u vlerësuan për cilësinë e performancës së tyre.

Ekipi ynë, edhe pse jashtë konkurencës, dëshmoi gatishmëri dhe potencial të lartë, duke na bërë krenarë për përfaqësimin.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë