FGJK organizon Kursin për Gjyqtarët e Rinj në Gjimnastikë Artistike – Maj 2025
Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) ka realizuar Kursin Bazik për Gjyqtarët e Rinj në Gjimnastikë Artistike, i mbajtur më 08 dhe 20 maj 2025 në ambientet e zyrës së FGJK-së në Prishtinë.
Kursi, i organizuar në kuadër të planit vjetor të federatës, kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e një gjenerate të re gjyqtarësh për angazhim gradual në garat zyrtare të FGJK-së.
Trajnimi u udhëhoq nga Arlind Shaqiri, Abeliana Bregu dhe Doruntinë Ibrahimi, ndërsa pjesëmarrësit u njohën me bazat e Kodit të Pikëzimit të FIG, rolin e gjyqtarit, kërkesat e kompozimit dhe përdorimin e programit zyrtar të vlerësimit të FGJK-së.
FGJK do të vazhdojë organizimin e kurseve dhe trajnimeve të tilla, me synim rritjen e cilësisë së gjykimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjimnastikës në Kosovë.
Raporti mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
Raporti i kursit të gjyqtarisë – Maj 2025




