FGJK përfaqëson Kosovën në Confsport Italia 2026
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka shënuar një tjetër paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare, në Turneun Internacional të Gjimnastikës Artistike “Confsport Italia”, i cili u mbajt më 31 maj në Pesaro të Italisë. Gjimnastet tona arritën rezultate të larta, duke fituar gjithsej 7 medalje individuale, si dhe duke u renditur në vendin e tretë në konkurrencën ekipore.
Në kategorinë juniore, Jora Gervalla u rendit në vendin e 1-rë në parter dhe në vendin e 3-të në kapërcime. Elisa Bugaçku zuri vendin e 3-të në traun e ekuilibrit, ndërsa Adea Shala dhe Elma Gashi u renditën në vendin e 3-të në paralele.
Në kategorinë Youth, Rene Xhamazi arriti rezultatin më të mirë në paralele duke u renditur e 4-ta, ndërsa Troja Haradinaj arriti rezultatin më të mirë në kapërcime duke u renditur e 7-ta.
Në kategorinë Kids, Hira Elshani u rendit në vendin e 2-të në paralele dhe në vendin e 3-të në kapërcime. Majëza Maqastena shënoi rezultatin më të mirë në tra ekuilibri, ku u rendit në vendin e 5-të.
Ekipi u udhëhoq nga nënkryetarja e Federatës së Gjimnastikës e Kosovës, Sherife Qerimi, selektorja Abeliana Bregu dhe trajneret Qendresa Halili dhe Fitore Rudari.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës i uron sportistet dhe trajneret për arritjet e tyre dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në garat e ardhshme.








