FGJK pranon donacion nga Sports for Children nga Holanda
Prishtinë, 16 tetor 2025, Federata e Gjimnastikës e Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, ka pranuar një donacion të rëndësishëm me vegla gjimnastikore nga shteti Holandez, gjegjësisht nga organizata Sports for Children.
Ky donacion, me paisje gjimnastikore u shpërnda në klubet anëtare të FGJK-së me qëllim të përmirësimit të kushteve të ushtrimeve dhe rritjes së cilësisë së trajnimeve.
Klubet gjimnastikore përfituese janë: Elita, Llapi, Fushë Kosova, Vushtrria, Skenderaj, Lipjan, Gjilan, Malishevë, Omnisport, Trepça, Ferizaj. Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e veglave është vendosur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ne sallën e gjimnastikës ku ushtrojnë disa nga klubet e gjimnastikës si Universiteti, Ardhmeria, Kulina, etj.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpreh falënderim të veçantë për organizatën Sports for Children, përfaqësuesin e saj z. Stefan Groothuis, për Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe për të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët që mundësuan realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin e gjimnastikës në Kosovë.










