Gara

Gara e Nivelit B në Gjimnastikën Artistike 2026

Më 16 maj 2026, Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizoi Garën e Nivelit B në Gjimnastikën Artistike, një nga aktivitetet më të rëndësishme të kalendarit vendor të garave për grupmoshat e reja.

Në këtë garë morën pjesë rreth 95 gjimnaste nga klubet e Kosovës, si dhe Shoqata e Gjimnastikës “Xheni Gjimnastikë” nga Shqipëria, e cila mori pjesë si mysafire.

Gara u zhvillua në një atmosferë sportive dhe konkurruese, ku sportistet demonstruan nivel të lartë përgatitjeje, disiplinë dhe përkushtim në ushtrimet e tyre. Përmes paraqitjeve në disiplinat përkatëse, gjimnastet patën mundësinë të prezantojnë progresin e arritur gjatë sezonit dhe të fitojnë përvojë të vlefshme garuese.

Federata e Gjimnastikës e Kosovës falënderon të gjitha klubet pjesëmarrëse, trajnerët, gjyqtarët, stafin organizativ dhe prindërit për kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Falënderim i veçantë për partnerët dhe mbështetësit tanë:

  • Ministria e Sportit dhe Rinisë
  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit
  • Liri Prizren
  • Active+ Alkaline Water
  • Aliqkaj Print

Gara e Nivelit B vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e gjimnastëve të rinj, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së gjimnastikës artistike në Kosovë.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë