Gara
Gara e Nivelit B në Gjimnastikën Artistike
Më 28 qershor, Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizoi me sukses Garën e Nivelit B në Gjimnastikën Artistike, ku morën pjesë rreth 95 gjimnaste nga klubet e Kosovës, si dhe mysafirë të veçantë nga Shqipëria, Shoqata e Gjimnastikës “Xheni Gjimnastike” dhe “Tomorri Olimpik”.
Një garë plot emocione, teknikë dhe elegancë, ku secili garues dha maksimumin në paraqitjet e tij.
Një falënderim i veçantë për partnerët tanë, GiFi Kosova për dhuratat e përgatitura, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit – Faqja zyrtare 🤝.
Bashkëpunimi juaj ka qenë një vlerë e shtuar në realizimin e këtij aktiviteti dhe në promovimin e gjimnastikës në Kosovë!






