Gara

Gara e Nivelit C në Gjimnastikën Artistike për Femra dhe Meshkuj

Me date 24 maj 2025, u mbajten garat e Gjimnastikës Artistike për femra dhe meshkuj- Niveli C.
Lokacioni: Prishtinë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit Ora 10:00 – garuan grupmoshat 2020 deri 2017 Ora 15:00 – garuan grupmoshat 2016 deri 2010. 180 garues plot pasion dhe energji shfaqën talentin e tyre në një aktivitet frymëzues, ku sporti, disiplina dhe eleganca u bashkuan në një spektakël të vërtetë! Urime të gjithëve për performancat mbresëlënëse! Një falënderim i përzemërt shkon për partnerët tanë, kompaninë Liri Prizren me dhuratat e përgatitura për të gjithë pjesëmarrësit, Uji Rugova nga Korporata Rugove, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit – Faqja zyrtare. Bashkëpunimi me ju ka qenë një vlerë e shtuar në aktivitetin tonë.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë