Akativitete
Gara e nivelit C – prill 2026
Federata e Gjimnastikës e Kosovës më 26 prill 2026 organizoj Garat e Nivelit C, në hapësirat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.Në këtë garë ishin të regjistruar mbi 260 garues, duke e bërë këtë një nga garat me numrin më të madh të pjesëmarrësve deri më tani.
Sporti, disiplina dhe eleganca u ndërthurën në mënyrë të shkëlqyer, duke dëshmuar përkushtimin dhe punën e palodhshme të gjimnastëve tanë të rinj.Pjesëmarrja dhe përkushtimi i treguar nga të gjithë garuesit përbën një dëshmi të zhvillimit, rritjes së masivitetit dhe perspektivës së gjimnastikës në vendin tonë.Një falënderim i përzemërt shkon për partnerët tanë: Ministria e Sportit dhe Rinisë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit dhe Liri Prizren.








