Gara

Gjimnastet e Kosovës kualifikohen për në finale të Kampionatit Mesdhetar

Ekipi i gjimnastikës së Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Kampionatin e 8-të Mesdhetar të Gjimnastikës Artistike për Femra dhe Meshkuj, i cili po mbahet në Stamboll, Turqi, nga data 3 deri më 8 tetor 2025.
Kosovën në këtë garë po e përfaqësojnë gjimnastet Sara Pllana, Bora Hoti dhe Rea Berisha, nën drejtimin e  Abeliana Bregu dhe Doruntinë Ibrahimi. Për kujdesin shëndetësor të ekipit po përkujdeset doktoresha Blerina Mema.

Pas përfundimit të suksesshëm të garave kualifikuese, dy nga gjimnastet tona janë kualifikuar në finalet e kampionatit:

  • Sara Pllana në tre disiplina: parter, tra dhe kapërcime
  • Bora Hoti në disiplinën parter

Finalet do të zhvillohen sot, më 8 tetor, ku gjimnastet tona do ta përfaqësojnë Kosovën me përkushtim dhe krenari.
Federata e Gjimnastikës së Kosovës uron shumë suksese ekipit tonë edhe në finale.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë