Gara
GJIMNASTRADA E KOSOVËS 2025
Federata e Gjimnastikës e Kosovës, me datë 15 Mars, ka organizuar aktivitetin
“GJIMNASTRADA E KOSOVËS 2025”
ku morën pjesë 186 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme, të cilët shfaqën talentin e tyre përmes lëvizjeve të harmonizuara, energjisë dhe elegancës që ky sport kërkon.
Gjimnastrada është më shumë se një shfaqje – është një moment frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne. Sot, në këtë ngjarje të veçantë, jo vetëm që shijuam performancat e jashtëzakonshme, por gjithashtu u dëshmua puna, disiplina dhe pasioni i këtyre gjimnastëve të talentuar.
Një falënderim i përzemërt shkon për kompaninë Liri Prizren për bashkëpunimin dhe dhuratat e përgatitura për të gjithë pjesëmarrësit.






