Gara

Kaltrina Thaqi dhe Sara Pllana, Finaliste në Šalamunov Memorial

Në garën ndërkombëtare të gjimnastikës artistike Šalamunov Memorial,  në Maribor të Sllovenisë, tri arritje të rëndësishme janë shënuar nga gjimnastet e Kosovës, në këtë garë zyrtare të FIG-ut.

Kaltrina Thaqi, në kategorinë Seniore, u kualifikua në kapërcime me notën mesatare 12.525. Këto pikë janë njëherazi rekordi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një gjimnaste nga Kosova në këtë disiplinë.

Sara Pllana, në kategorinë Juniore, siguroi dy finale në parter me rezultatin 11.700 dhe në kapërcime me një notë mesatare 12.400.

Po ashtu, Sara u rendit e 5-ta në 4-garësh (All Around) me 43.650 pikë, duke vendosur një tjetër rekord të ri për Kosovën në këtë kategori.

Finalet zhvillohen, me datë 08 qershor. 

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë