Lajme

Kaltrina Thaqi përfituese e Bursës Olimpike LA 2028

Gjimnastja Kaltrina Thaqi është përzgjedhur si përfituese e “Bursës Olimpike LA 2028”, program i mbështetur nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Për herë të parë sporti ynë përfaqësohet në këtë program përmes një gjimnaste. Kaltrina Thaqi është përzgjedhur në bazë të rezultateve të saj të deritanishme dhe potencialit për të arritur normën olimpike.

Federata e Gjimnastikës së Kosovës e uron Kaltrinën për këtë arritje të merituar dhe i dëshiron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj drejt realizimit të ëndrrës olimpike.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë