Kampe
Kampi në Kuortane, Finlandë 2025
Ekipi i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës mori pjesë në "European Gymnastics WAG Training Camp 2025" në Kuortane, Finland.
Nga data 7 deri më 17 korrik, kampi u zhvillua me intensitet të lartë nën udhëheqjen e ekspertëve të gjimnastikës evropiane.
10 ditë të mbushura me stërvitje të gjata me ekspertë të nivelit të lartë, ligjerata dhe aktivitete të shumta që e bënë këtë përvojë të paharrueshme.






