Kampi stërvitor në Kroaci – prill 2026
Ekipi i gjimnastëve dhe trajnerëve të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës ka përfunduar me sukses kampin stërvitor të mbajtur nga data 06 deri më 12 prill 2026 në Nedelišće, Kroaci.
Në këtë kamp morën pjesë gjimnastet: Rea Berisha, Sara Pllana, Adea Shala, Borë Krasniqi, Elisa Bugaçku, Fernaze Cakaj, Hira Elshani, Hira Haziri, Rene Xhambazi dhe Troja Haradinaj, nën udhëheqjen e trajnerëve Doruntinë Ibrahimi, Besnik Latifi, Qendresa Halili dhe Arlind Shaqiri.
Gjatë kampit, ekipi zhvilloi stërvitje me intensitet të lartë, duke realizuar dy seanca në ditë nga tre orë secila. Fokusi kryesor ishte në përgatitjen për garat ndërkombëtare, përmirësimin teknik dhe ngritjen e nivelit të performancës së gjimnasteve. Ky kamp stërvitor ka shërbyer si një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e përgatitjeve të ekipit, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe garues të gjimnastikës kosovare, në përputhje me misionin e Federatës për avancimin dhe promovimin e këtij sporti në vend dhe ndërkombëtarisht





