Kampionati i Kosovës në Gjimnastikë Artistike 2026
Më 20 qershor 2026, Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) organizoi me sukses Kampionatin e Kosovës në Gjimnastikën Artistike, aktivitetin më të rëndësishëm vendor të këtij viti në këtë disiplinë sportive.
Krahas gjimnasteve nga klube të ndryshme të Kosovës, në gara morën pjesë edhe sportiste nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës.
Garat u zhvilluan në disa kategori, ku gjimnastet treguan një nivel të lartë përgatitjeje.
Rezultatet në shumë-garësh për secilën kategori janë si më poshtë:
Rezultatet Individuale sipas Kategorive
Kategoria Seniore
- Vendi i parë: Vilëza Zeqiri – 32.483 pikë
- Vendi i dytë: Rudina Shala – 28.733 pikë
- Vendi i tretë: Vlera Gerguri – 28.317 pikë
Kategoria Juniore
- Vendi i parë: Sara Pllana – 37.117 pikë
- Vendi i dytë: Rea Berisha – 33.350 pikë
- Vendi i tretë: Jora Gervalla – 33.250 pikë
Kategoria Pioniere
- Vendi i parë: Fernaze Cakaj – 35.733 pikë
- Vendi i dytë: Hira Haziri – 32.967 pikë
- Vendi i tretë: Bore Krasniqi – 31.700 pikë
Kategoria Para-Pioniere
- Vendi i parë: Hira Elshani – 28.717 pikë
- Vendi i dytë: Jeta Limani – 22.533 pikë
- Vendi i tretë: Freja Jusufi – 22.033 pikë
Kategoria Yllka 2017
- Vendi i parë: Troja Begolli – 31.033 pikë
- Vendi i dytë: Puhiza Idrizi – 31.017 pikë
- Vendi i tretë: Nida Halilaj – 28.900 pikë
Kategoria Yllka 2018
- Vendi i parë: Majëza Maqastena – 31.283 pikë
- Vendi i dytë: Dua Gashi – 30.467 pikë
- Vendi i tretë: Flutura Kadrija – 27.117 pikë
Rezultatet Ekipore
Në renditjen e përgjithshme të klubeve, suksesi u ndaj si vijon:
- Klubi i Gjimnastikës Vushtrria
- Akademia e Gjimnastikës Ardhmëria
- Klubi i Gjimnastikës Fushë Kosovë
Shënim: Rezultatet e detajuara për secilën disiplinë të veçantë dhe sipas kategorive specifike mund t'i gjeni në faqen tonë zyrtare.
Falënderim për Partnerët dhe Sponsorët
Organizimi i këtij kampionati në këtë nivel nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e palodhur të partnerëve tanë. Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpreh një mirënjohje të veçantë për:
- Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (UP)
- Liri Prizren
- Kryqin e Kuq të Kosovës
- Ice Power Kosova
- Alkaline Water Active Plus
- Aliqkaj Print
- Mar Events
Kontributi juaj është thelbësor në avancimin, masivizimin dhe promovimin e mëtutjeshëm të gjimnastikës në Kosovë.
Federata e Gjimnastikës e Kosovës i uron të gjitha gjimnastet dhe klubet për fitoret dhe rezultatet e arritura, duke ju dëshiruar shëndet dhe sa më shumë suksese në aktivitete të tjera!










