Lajme
Mbahet kuvendi i rregullt i punës i FGJK-së
Me datë 18 prill 2026, u mbajt Kuvendi i rregullt i punës i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, në përputhje me planifikimin vjetor, me pjesëmarrjen dhe monitorimin nga përfaqësues të MSR dhe KOK.Gjatë Kuvendit u trajtuan një numër i madh pikash të rendit të ditës, të cilat u shqyrtuan dhe u votuan nga delegatët e pranishëm.Falënderojmë të gjitha klubet për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në punën e Kuvendit.FGJK mbetet e përkushtuar për zhvillimin dhe masovizimin e gjimnastikës në vend.






