Lajme

Pritje në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, priti në takim kryetarin e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës z.Besim Halila

j së bashku me Sekretarin e përgjithshëm z. Amir Tahiraga si dhe anëtaren e kryesisë së FGJK-së znj.Sherife Qerimi, njëherit kryetare e Klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova”.

Kryetari Berisha shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e sportit të gjimnastikës dhe mes tjerash u zotua për ndërtimin e një Palestre të gjimnastikës me standarde edhe për gara ndërkombëtare. Tutje Kryetari u informua edhe për punën e Federatës së Gjimnastikës dhe planet e saja afatgjate. Në fund kryetari i Komunës si dhe ai i Federatës së Gjimnastikës pranuan dhurata simbolike nga Federata përkatësisht Komuna e Fushë-Kosovës.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë