Gara

Sara Pllana e artë në garën Salamunov Memorial

Në garën prestigjioze Salamunov Memorial që u zhvillua në Maribor, Slloveni, gjimnastja jonë Sara Pllana shkëlqeu duke fituar dy medalje në një konkurrencë shumë të fortë.

🏅 Vendi i parë në Parter – me rezultatin e lartë prej 11.900 pikësh

🥉 Vendi i tretë në Kapërcime – me mesataren 11.725 pikë

Sara drejtohet nga trajnerët Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri.

Urime trajnerëve dhe gjithë ekipit për këtë rezultat të jashtëzakonshëm!

Faleminderit Sara për çdo emocion dhe përfaqësim të denjë në arenën ndërkombëtare.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë