Gara

Sara Pllana, medalistja e parë ballkanike e gjimnastikës së Kosovës

Federata e Gjimnastikës së Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se Kosova tashmë është vend me medalje ballkanike në gjimnastikë.

Në finalen e mbajtur me 06 nentor 2025, gjimnastja jonë Sara Pllana, ka fituar medaljen e bronztë në veglën e traut (balance beam).

Kjo është medalja e parë dhe e vetme për Kosovën në një Kampionat Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, një arritje që shënon moment historik për sportin tonë.

Medalja e parë e fituar është gjithashtu reflektim i punës së palodhur të trajnerëve Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri, me gjimnasten Sara Pllana.

FGJK e konsideron këtë sukses si një hap të madh përpara në rrugën e zhvillimit të gjimnastikës kosovare dhe forcimit të prezencës sonë ndërkombëtare.

Sara Pllan vie nga Klubi i Gjimnastikës Vushtrria.

Delegacioni ynë në këtë garë përbëhej nga 9 gjimnaste dhe stafi përcjellës, të cilët përfaqësuan denjësisht Kosovën në këtë garë të rëndësishme.

Gjimnastet tona: Bora Hoti, Rea Berisha, Sara Pllana, Fernaze Cakaj, Djellona Azemi, Jora Gërvalla, Hira Haziri, Borë Krasniqi dhe Hira Elshani.

Ekipi ishte nën udhëheqjen e kryetarit të federatës Shkumbin Maqastena, shefit të delegacionit Besnik Latifi, trajnerëve Doruntinë Ibrahimi, Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri dhe doktoreshës së ekipit Blerina Mema.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë