Lajme

Vizitë nga presidenti i Federatës Ballkanike të Gjimnastikës dhe i Federatës Turke

Presidenti i Federatës Ballkanike të Gjimnastikës dhe i Federatës Turke Suat Çelen, me 15 Prill 2025 ka vizituar Federatën e Gjimnastikës së Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Presidenti Suat Çelen është pritur nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës në Kosovë, Z.Shkumbin Maqastena, nënkryetarët Z.Besim Halilaj, Znj.Sherife Aliqkaj Qerimi dhe sekretari gjeneral Z.Amir Tahiraga.

Pritje e ngrohtë është realizuar edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës, ku takimi u zhvillua me presidentin Z.Ismet Krasniqi dhe sekretarin gjeneral Z.Besim Aliti.

Gjatë takimit zyrtar presidenti Çelen dhe kryetari Maqastena u dakortuan për një bashkëpunim memorandumi mes dy federatave.

Përfaqësuesit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës e falenderuan presidentin Suat Çelen për mundesit e reja për bashkëpunim dhe për vizitën në vendin tonë.

World GymnasticsEuropean GymnasticsKomiteti Olimpik i KosovësMinistria e Sportit dhe Rinisë